Tech

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Nëse Ahmetaj kërkon azil në vendin ku ka shkuar, ta harrojmë ekstradimin në Shqipëri

Ish-Prokurori, Eugen Beci nga studio e emisionit “Open” në News24, foli për aferën e inceneratorëve.

Ndërsa u ndal edhe te largimi i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe tek dorëzimi i urdhër-arrestit për të nga ana e SPAK në polici, Beci tha se nëse Ahmetaj kërkon azil në vendin ku ndodhet dhe e fiton atë atëherë duhet të harrohet ekstradimi.

“Çdo ditë që kalon duhet theksuar se do duhet të operohet sa më shpejtë nga organet e drejtësisë. Pasi merr dokumentet e duhura Prokuroria e Posaçme do bëjë shpalljen në kërkim ndërkombëtar, e cila kërkon rreth 10 ditë. Nëse ndodhet në Britani, kemi një marrëveshje për ekstradimin, kështu që është i lehtë ky proces.

Nga Kanadaja nuk kemi një marrëveshje të tillë. Në rast se Ahmetaj arrestohet në Rumani, ai nuk ekstradohet pasi i bie që është shtetas rumun. Sipas aludimeve, nëse ka pasaportë rumune, që të jemi të qartë. Nëse bën kërkesë për azil dhe i pranohet, të harrohet procesi i ekstradimit”, u shpreh Beci.

Nga ana e tij analisti Ergys Mërtiri deklaroi se Ahmetaj mund të ketë pasaportë rumune.

“Flitet se Ahmetaj mund të ketë një pasaportë rumune”, tha Mërtiri. Kujtojmë se pasditen e sotme, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka miratuar urdhër arrestin për Arben Ahmetajn./m.j

#Ishprokurori #Krimeve #të #Rënda #Nëse #Ahmetaj #kërkon #azil #në #vendin #shkuar #harrojmë #ekstradimin #në #Shqipëri

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button