Aktualitet
Gramsh/ Sherr për një vendparkim, dy të lënduar

Vendparkimi i një makine është bërë shkak për një sherr të nisur mes dy grupeve mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gramshit.
Ngjarja u shënua në lagjen e pazarit. Gjatë konfliktit me grushte e sende të forta janë dëmtuar lehtë fizikisht shtetasit e identifikuar me inicialet V. K., 40 vjeç dhe E. O., 35.
Shërbimet e policisë kanë ndërhyrë menjeherë dhe kanë shoqëruar në komisariat të dy palët e përfshira në konflikt për veprime të mëtejshme.
#Gramsh #Sherr #për #një #vendparkim #të #lënduar
Lapsi