Tech

Fiton dhe ndeshjen e dytë/ Dukagjini shkruan historinë, kualifikohet më tej në Conference League

Pasi e mposhti në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Dukagjinit e ka mposhtur edhe si mysafire Europan, kështu duke siguruar biletën drejt raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Victoria” u shënuan plot pesë gola, ku Dukagjini e ka mposhtur Europan me rezultat të ngushtë 3:2.

Golat për Dukagjinin i shënuan Iljasa Zulfiji (minuta e 23’ dhe minuta e 79’) dhe Arbër Shala (minuta e 47’).
Ndërkaq, tek Europa golashënues ishin Alberto Quintana (minuta e 38’) dhe Antonio Vera (minuta e 87’).

Rezultati final i ndeshjes, 3:2 në favor të Dukagjinit. Rezultati i përgjithshëm, 5:3 në favor të Dukagjinit. (Ndeshja e parë përfundoi 2:1 në favor të Dukagjinit)./m.j

#Fiton #dhe #ndeshjen #dytë #Dukagjini #shkruan #historinë #kualifikohet #më #tej #në #Conference #League

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button