Tech
Vrasja në Lezhë/ Nikolin Lekstakaj u ekzekutua me 4 plumba, njëri i shpoi zemrën

Policia vijon të hetojë për të zbuluar autorët e ekzekutimit të Nikolin Lekstakaj pasditen e 19 korrikut 2023 në Balldre të Lezhës.
Nga ekspertiza mjekoligjore rezulton se në drejtim të Lekstakajt është qëlluar 5 herë, ndërsa 4 plumba i kanë shpuar trupin.
Mësohet se njëri prej plumbave e ka goditur në zemër. Në një foto të siguruar nga Report TV duket se viktima është vrarë dhe ka rënë tek shkallët e marketit ku kishte shkuar për të marrë një pije freksuese.
Mësohet se janë sekuestruar 2 predha një në trupin e viktimës njëra në shtyllë.
/f.stafa
#Vrasja #në #Lezhë #Nikolin #Lekstakaj #ekzekutua #plumba #njëri #shpoi #zemrën