Tech

Politika të reja për zgjerimin e industrisë së informacionit si dhe ato të konsumit

Qeveria kineze do të zgjerojë më tej hapjen me nivel të lartë të industrisë së prodhimit e të industrisë së informacionit dhe të telekomunikacionit, tha të mërkurën paradite zëdhënësi dhe kryeinxhinieri i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës Zhao Zhiguo.

Në një konferencë shtypi të dhënë nga Zyra e Shtypit e Këshillit të Shtetit të Kinës për gjendjen e industrisë së informacionit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, Zhao Zhiguo u shpreh gjithashtu se, në gjysmën e parë të vitit, industria e prodhimit vazhdoi prirjen e rritjes së shpejtë. Sipas të dhënave të Shoqatës së Industrisë së Automjeteve të Kinës, në gjashtëmujorin e parë, prodhimi i automjeteve me energji të re u rrit 42.4 %. Deri tani, prodhimi i përgjithshëm i automjeteve me energji të re të Kinës i kalon 20 milionë njësitë. Njëkohësisht, po në gjashtë muajt e parë të vitit, prodhimi i baterive diellore dhe prodhimi i kompjuterave dhe sistemeve të kontrollit industrial u rritën përkatësisht 54.5 % e 34.1%.

“Përmasat e ndërtimit të fabrikave të zgjuara janë zgjeruar pandërprerë dhe janë ndërtuar rreth 8000 punishte digjitale e fabrika të zgjuara në krahina të ndryshme. Transformimi i gjelbër me karbon të ulët ka pasur rezultate dhe konsumi i energjisë në industritë e metalurgjisë me ngjyrë, të materialeve të ndërtimit, të çelikut, kimike etj. është ulur vijimisht,” u shpreh zëdhënësi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit shtoi se, në fazën e ardhshme, do të vazhdojnë të thellohen hapja dhe bashkëpunimi në fushën e industrisë së informacionit. Kështu, do të zgjerohet më tej hapja me nivel të lartë e industrisë së prodhimit dhe e industrisë së informacionit e telekomunikacionit, duke krijuar vazhdimisht një mjedis biznesi të orientuar nga tregu, të bazuar në ligj e të ndërkombëtarizuar. Gjithashtu, do të luhet roli i sistemit të bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh ndërmjet qeverive, për të mbrojtur së bashku sigurinë dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve të industrisë e furnizimit. Së fundmi, do të nxitet bashkëpunimi në ekonominë digjitale nëpërmjet organizatave ndërkombëtare e platformave shumëpalëshe

Kina do të formulojë dhe prezantojë gjirhshtu politika më efektive për rivendosjen dhe zgjerimin e konsumit sa më shpejt të jetë e mundur, njoftoi planifikuesi kryesor ekonomik i vendit.
Politikat do të përqendrohen në stabilizimin e shpenzimeve të konsumatorit, promovimin e konsumit të automobilave dhe produkteve elektronike, rritjen e konsumit në zonat rurale dhe përmirësimin e mjedisit të konsumit, tha Jin Xiandong, zyrtar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, bën të ditur “Xinhua”.

Në gjysmën e parë të vitit 2023, shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë arritën në rreth 22.8 trilionë juanë (rreth 3.7 trilionë dollarë amerikanë), me 8.2 për qind më shumë se një vit më parë. Konsumi në sektorët e hotelerisë dhe turizmit tejkaloi nivelet para pandemisë dhe kontributi i konsumit në rritjen ekonomike arriti në 77.2 për qind për gjashtë muajt e parë të vitit, tha Jin.

#Politika #të #reja #për #zgjerimin #industrisë #së #informacionit #dhe #ato #të #konsumit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button