Sula premtoi djegien e mandatit, Balla sfidon deputetin e PD: Shko digje nesër bashkë me 90 tonë mbetje

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula në Parlament sfidoi mazhorancën duke thënë se largohet nëse punon inceneratori i Elbasanit pas datës 14 maj.
Në fjalën e tij në Parlament, Sula u shpreh se inceneratori i Elbasanit u vu në punë pak para zgjedhjeve vetëm për ti hedhur hi sy shqiptarëve.
Dashnor Sula: Unë si deputet i qarkut të Elbasanit, sfidoj ju qeverinë, mazhorancën nëse inceneratori i Elbasanit punon pas datës 14 maj jap dorëheqjen.
Punoi vetëm 2 javë para 14 majit për ti hedhur hi sy shqiptareve sepse u bënë mal plehrat në Elbasan dhe nuk punon inceneratori.
Pyetja ime është e drejtpërdrejtë: A vlen kjo serë me plastmas e inceneratorit 310 mijë euro i financiar nga AZHBR, as 31 mijë euro nuk vlen.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Taulant Balla iu përgjigj duke i thënë se inceneratori punon, ndaj e këshilloi që të mos e djegë kot mandatin.
Taulant Balla: Zoti Sula mos e digj mandatin kot, ose shko digje nesër ku do digjen 90 ton në impiantin e mbetjeve në Elbasan. Ka qenë në punë. Vetëm mos na digjni flamurin, se të tjerat na duhen. Mos e digj mandatin kot! Puno Dash mos bëj premtime, se ja ke marrë dorën kësaj që lëshoj mandatin lëshoj mandatin!
/f.stafa
#Sula #premtoi #djegien #mandatit #Balla #sfidon #deputetin #Shko #digje #nesër #bashkë #tonë #mbetje