Tech

Çmendet moti| 2 viktima nga stuhia në Zagreb, të vdekur edhe në Slloveni

Dy persona humbën jetën në Zagreb të Kroacisë dhe një tjetër në Bled të Sllovenisë, si pasojë e stuhive që goditën këto shtete në pasditen e së mërkurës. Dy viktimat kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të pemëve. Ndërkohë tetë persona janë plagosur.

Gjithashtu viktima në Bled sipas autoriteteve sllovene humbi jetën pas rrëzimit të një peme.

Sipas autoriteteve kroate, shërbimet e emergjencës morën 700 thirrje për ndihmë. Stuhia që solli shira të rrëmbyer dhe erëra të forta, nisi rreth orës 16:00 dhe zgjati rreth 20 minuta.

Ndërkohë është raportuar se stuhia përfshiu edhe qytetin serb, Novi Sad. Aty raportohet për pemë të thyera dhe bllokim të rrugëve të qytetit si pasojë shiut të dendur.

#Çmendet #moti #viktima #nga #stuhia #në #Zagreb #të #vdekur #edhe #në #Slloveni

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button