Aktualitet

3 dekada pas vdekjes rihapet hetimi për vrasjen e reperit 2pac

Është rihapur hetimi për vrasjen e pazbardhur të reperit amerikan Tupac Shakur.

U deshën gati tre dekada, por autoritetet në Nevada këtë javë dhanë një urdhër kërkimi në lidhje me ngjarjen.

Policia e Las Vegas do të vijojë të zbardhë rrethanat ku humbi jetën Shakur, i cili u qëllua dhe u vra më 7 shtator 1996. Urdhri u ekzekutua të hënën, por është e paqartë se çfarë po kërkohet.

Natën që u vra, reperi 25-vjeçar po udhëtonte me një BMW të zezë të drejtuar nga themeluesi i Def Row Records, Marion “Sudge” Knight.

Një makinë e bardhë tip Cadillac, brenda së cilës ishin 4 burra u ndalën pranë një BMV-së ndërsa qëndronin në një semafor të kuq dhe pikërisht në atë moment një person hapi zjarr. Shakur, i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit, u qëllua katër herë, dy prej plumbave e prekën në gjoks. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe vdiq gjashtë ditë më vonë.

Shakur ishte artisti me albumet më të shitura në historinë e muzikës rap – 75 milionë albume origjinale të shitura. Besohet se, duke përfshirë edicionet pirate, mbi 200 milionë albume janë shitur globalisht.

2pac është një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave sipas shumë revistave, përfshirë Rolling Stone, që e renditi atë në vendin e 86-të në listën e 100 artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

#dekada #pas #vdekjes #rihapet #hetimi #për #vrasjen #reperit #2pac

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button