Aktualitet

Euro në prag të nivelit 100 lekë, dollari bie poshtë 90 lekëshit

Fluksi i valutave që po hyjnë në vendin tonë përgjatë kësaj periudhe, po rëndon presionin mbi kursin e këmbimit në vend. Euro ka prekur një nivel të ri rekord ditën e sotme, në 101.09 lekë kur vetëm një javë më parë ishte në kuotën e 104 lekëve.

Valuta europiane vazhdoi rënien edhe pas publikimit të kursit zyrtar nga Banka e Shqipërisë, duke sinjalizuar shumë shpejt një rënie për herë të parë në kuotën e 100 lekëve.

Kjo kuotë pritej të arrihej sipas ekspertëve në fillim të Gushtit, duke e bërë një stacion të euros. Por me vijën e kuqe të kaluar me shumë gjasa brenda Korrikut, rënia mund të jetë edhe më e fortë nga sa pritej.

Sakaq, për herë të parë dollari amerikan ra poshtë nivelit të 90 lekëshit, zyrtarisht në kuotën e 0.26 lekëve. Ndërsa rënia më e fortë e ditës i takoi paundit britanik, në nivelin 116.47 lekë, teksa një javë më parë këmbehej për 122 lekë.

Forcimi i lekut nënkupton më pak të ardhura për familjet me remitanca, një ulje drastike të fitimit për eksportuesit, çmime më të shtrenjta për turistët e huaj, ndërsa tregtarët po i bën të kthejnë sytë drejt importit.

/a.r

#Euro #në #prag #të #nivelit #lekë #dollari #bie #poshtë #lekëshit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button