Aktualitet

Tiranë/ Prostitucion në një qendër masazhi, arrestohet 24-vjeçarja

Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë së paligjshme të prostitucionit në Tiranë.

Një 36-vjeçar, me iniciale O.RR është shpallur në kërkim nga policia pasi kishte përshtatur një qendër masazhesh për prostitucion në rrugën Bardhyl në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor ‘SPA’ u arrestua K.I 24 vjeçe, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. K., 33 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, dhe E. O., 30 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, të gjitha banuese në Tiranë.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, bashkë me 3 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

#Tiranë #Prostitucion #në #një #qendër #masazhi #arrestohet #24vjeçarja

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button