Sport

Dorëzohet Napoli, Kim firmos me Bayern Munich: mungon vetëm zyrtarizimi

kim

Bayern Munich-Kim, vjen edhe firma. Gazeta gjermane Bild njoftoi përfundimin e marrëveshjes mes bavarezëve dhe mbrojtësit. Min-jae fillimisht qendroi në një hotel në qytetin bavarez dhe më pas vendosi firmën e tij në lidhjen 5-vjeçare me Bayern. Bavarezët formojnë kështu një mbrojtje të hekurt me De Ligt, Kim dhe Upamecano. Së shpejti duhet të ketë një njoftim për shtyp nga dy klubet, për të zyrtarizuar marrëveshjen.

Kim largohet nga Napoli pas vetëm një sezoni në të cilin fitoi titullin kampion. Koreano-jugori ishte një lider në mbrojtjen e të kaltërve, duke grumbulluar 45 prezenca dhe 2 gola. Kim u zgjodh gjithashtu mbrojtësi më i mirë në Serie A. Për të kaltrit tashmë ka nisur faza e kërkimit të një zëvendësuesi e në tavolinë ka shumë emra.

Lexo më tej: Kim te Bayern, Napoli bllokon gjithçka: luftë ligjore mes dy klubeve


Kandidati kryesor dukej se ishte Giorgio Scalvini. Por kërkesat e larta (50 mln) nga Atalanta e bënë Napolin të ndryshojë kurs. Kështu doli në mënyrë dërrmuese kandidatura e Max Kilman. 26-vjeçari mbrojtës qendre i Ëolverhampton shihet si profili ideal: mëngjarash, i aftë për të luajtur si mbrojtës i krahut. Megjithatë, ai nuk është një lojtar i lirë. Kërkesa e Ujqve është afërsisht 30 milionë. Drejtuesit italianë po negociojnë deri në fund me britanikët.



#Dorëzohet #Napoli #Kim #firmos #Bayern #Munich #mungon #vetëm #zyrtarizimi

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button