Sekuestrohen 44 mijë euro në furgonin e linjës Vlorë-Itali, ja çfarë thotë Policia
Një sasi parash, ilaçe, pesticide dhe pije janë sekuestruar në doganën e Portit të Durrësit në hyrje të Shqipërisë nga Italia.
Paratë dhe mallrat e sipërpërmendura ishin fshehur në tapicerinë e furgonit të linjës Vlorë-Itali.
Gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, u sekuestruan 44 mijë Euro, sasi e konsiderueshme pesticidesh, medikamente mjekësore dhe pije, të cilat nuk ishin deklaruar sipas ligjeve në fuqi.
Policia arrestoi shoferin e furgonit, 53-vjeçarin me iniciale N.A. nga Vlora për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
/a.r
#Sekuestrohen #mijë #euro #në #furgonin #linjës #VlorëItali #çfarë #thotë #Policia