Sport

Bravo Gaz Demi, Skënder Gega i pastër si Valbona

Sokol Kushta ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës”. Legjenda e futbollit shqiptar ka vlerësuar zgjedhjen e bërë nga presidenti Gaz Demi për të marrë në skuadër si trajner Skënder Gegën. Për të, kjo ishte zgjedhja më e mirë e mundshme dhe në fakt Gega e nisi me këmbë të mbarë, debutim me fitore ndaj një ekipi si Laçi, që nuk është aspak kundërshtar i lehtë. Gjithashtu një detaj shumë i bukur i Kushtës është fakti se kur trajnerët e huaj vijnë në Superiore, ata marrin edhe shumë lojtarë të së njëjtës kombësie. Sipas Kushtës, këta trajnerë bëjnë edhe menaxherin, gjë e padrejtë dhe që dëmton shumë cilësinë e kampionatit tonë, duke treguar mos seriozitet.

“Gaz Demi ka bërë një lëvizje të shkëlqyer me Skënder Gegën, duhej ta kishte bërë më para, ka dalë kampion, kjo është statistika e atij personi. Nuk ke se çfarë të kuptosh, ai iku si kampion. Në anën e karakterit Gega është i pastër si Valbona se është nga Tropoja. Gjithashtu morën edhe Sokol Haxhian, goditje e mirë. Gaz Demi e ka kuptuar të mirën dhe të keqen tani. Trajneri është bashkëaksioner në klub, ose të rrit aksionet, ose të zbret aksionet, ky është trajneri. Ne bëjmë një gabim të madh me trajnerët në Superiore. Vjen një trajner nga Serbia, një nga Brazili, marrin 7 lojtarë serbë, 7 lojtarë brazilianë. Trajneri nuk është menaxher, pastaj familjarizohet me këta lojtarë dhe nuk ka kërkesë llogarie. Nëse një trajner do një lojtar specifik në një pozicion të caktuar, ia kërkon klubit dhe ia sjellin ata më pas. Trajneri thotë vetëm dua dy mesfushor, një sulmues, një mbrojtës, më pas klubi vepron, presidenti paguan, kështu funksionin klubi”, tha Kushta. /Sport Ekspres/

#Bravo #Gaz #Demi #Skënder #Gega #pastër #Valbona
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button