Video/ Gjashtë minuta çmenduri e një autogol fundosin Duron: Zalgiris ‘flak’ Strugën nga Champions

Struga bëhjet ekipi i parë shqiptar, që eliminohet në raundin e parë të kompeticioneve europiane këtë sezon. Skuadra e Shpëtim Duros është befasuar në shtëpi nga Zalgiris Vilnius, që është imponuar 1-2. Pas barazimit 0-0 në transfertë, ekipi i Duros kaloi në avantazh i pari me një penallti të Ibraimit. Pastaj në 6 minuta çmendurie struganët lëshuan gjithcka dhe pësuan golin e Kendysh dhe autogolin e Nezirit.
Shpresat ishin të mëdha pas barazimit në Vilnius në Lituani. E amdje gjërat shkuan mirë në pjesën e parë, pavarësisht ndonjë rreziku të tepërt në prapavijë. Sidoqoftë Struga arriti të mbajë larg kundërshtarin dhe të bëjë veten të rrezikshme. Zalgiris u duk se kapitulloi në minutën e 76’ kur u akordua një penallti kundër tyre. Ibraimi nuk gaboi nga pika e bardhë, duke rritur shpresat për kualifikimin.
Lexo më tej: Video/ Ballkani fantastik, Daja likuidon 2-0 Ludogorets: Struga e Duros barazon në transfertë
E pikësisht në momentin e parë të euforisë Zalgiris i ndëshkoi. Vetëm 2 minuta në disavantazh, lituanezët rikthyen barazimin, falë një situate ku përplasja e topit i favorizoi. Në qendër të zonës pastaj, Kendysh nuk e pati të vështirë të barazojë. Një gol që preu këmbët e skuadrës së Duros. E sikur të mos mjaftonte, në të 84’ Neziri devijoi në portën e tij, duke bërë Strugën të kapitullojë. Kështu, përfundon ëndrra e ekipit të Duros në Champions. Struga do kalojë tashmë në raundin e dytë të Conference League.
#Video #Gjashtë #minuta #çmenduri #një #autogol #fundosin #Duron #Zalgiris #flak #Strugën #nga #Champions
Lapsi