“Zelensky po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja e mineraleve”, Trump: Do të ketë probleme nëse e bën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet.
Mediat e huaja raportojnë se Trump thotë që nëse kjo gjë ndodh Zelensky do të përballet me probleme të mëdha.
“Ai po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja për tokë të rrallë. Nëse ai e bën këtë, ai ka disa probleme të mëdha,” u tha Trump gazetarëve.
Zelensky ka thënë se avokatët e Kievit duhet të shqyrtojnë draftin përpara se ai të mund të thotë më shumë për ofertën e SHBA.
Kujtojmë se marrëveshja për mineralet u arrit me SHBA dhe Ukrainës në muajin e kaluar. Marrëveshja erdhi pasi SHBA pretendon se Ukraina i detyrohet përafërsisht 500 miliardë Dollarë nga ndihmat e marra nga shteti amerikan gjatë luftës 3-vjeçare me Rusinë.
#Zelensky #përpiqet #të #tërhiqet #nga #marrëveshja #mineraleve #Trump #të #ketë #probleme #nëse #bën
Java News