Aktualitet

Shpërthen në flakë limuzina e Putinit në Moskë, dyshime për atentat ndaj presidentit rus

Një limuzinë Aurus Senat prej 275,000 £, që besohet të jetë nga flota zyrtare e makinave të presidentit rus Vladimir Putin, raportohet se shpërtheu dhe mori flakë në një rrugë në Moskë pranë selisë së agjencisë më të lartë të inteligjencës të vendit FSB.

Sipas EuroWeekly, incidenti raportohet të ketë ndodhur më 29 mars në një rrugë në veri të selisë qendrore të FSB të Moskës, që ndodhet pranë Lubyanka.

Një video e shpërthimit të supozuar është bërë virale në mediat sociale, duke çuar në spekulime për një atentat ndaj liderit rus mes bisedimeve të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës së Moskës në Ukrainë.
Në videon virale, mund të shihen punëtorë nga objektet aty pranë duke ndihmuar në shuarjen e zjarrit, i cili besohet se ka nisur nga zona e motorit të makinës dhe është përhapur në brendësi të saj.

Sipas “The Sun” nga automjeti u pa të filte një tym i dendur dhe nuk dihet se kush ishte i pranishëm në makinë gjatë incidentit, pasi nuk raportohet për të lënduar.

Dyshohet se zjarri ka rënë në motorin e makinës dhe ka përfshirë me shpejtësi të gjithë mjetin, raporton EuroWeekly.

#Shpërthen #në #flakë #limuzina #Putinit #në #Moskë #dyshime #për #atentat #ndaj #presidentit #rus
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button