Aktualitet
Fatmir Limaj uron Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Limaj shkroi se në këtë festë ndan përgëzimet më të mira, duke uruar mirëqenie, dashuri e lumturi.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë urime Festa e Fitër Bajramit! Në këtë festë ndajmë përgëzimet dhe urimet më të mira për njëri-tjetrin. Uroj në këtë ditë feste që në familjet tuaja të keni mirëqenie, dashuri, lumturi dhe begati”, shkroi Fatmir Limaj.
#Fatmir #Limaj #uron #Fitër #Bajramin #për #të #gjithë #besimtarët #myslimanë
gazetablic.com