“Plumbi i Artë”/ Shtyhet seanca për të pandehurit, zbulohet data

Seanca për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” është shtyrë për në datën 8 Prill. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci.
Gazetarja bën të ditur se shkak për shtyrjen e seancës është se avokati kryesisht i Henrik Hoxhajt kërkoi kohë të përgatiste pyetjet.
Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Pjesa më e madhe e krimeve janë kryer me pagesë.
Dumani është i pari në listën e SPAK si autor i 9 vrasjeve dhe tentativave për vrasje, si dhe 3 episode të vjedhjeve me dhunë.
Në këtë proces, SPAK ka 3 persona të penduar. Fillimisht për ngjarjet rrëfeu Nuredin Dumani, pas tij u pendua edhe Erion Alibej dhe Skerdi Tase.
#Plumbi #Artë #Shtyhet #seanca #për #të #pandehurit #zbulohet #data
Java News