Aktualitet

Shaka pa zarar! Si festohet Dita e Gënjeshtrave në vende të ndryshme

1 Prilli apo Dita e Gënjeshtrave nuk ka një zanafillë të mirëpërcaktuar, por qëllimi i saj mbetet i njëjtë: rrengje dhe shaka që nuk dëmtojnë askënd. Vende të ndryshme kanë mënyrat e tyre për të mashtruar ‘prenë’ duke sjellë tradita mjaaft interesante.

Në Francë, Belgjikë, Itali dhe zonat frankofone të Zvicrës e festojnë duke ngjitur një peshk letre në shinën e njerëzve, duke bërë të pamundurën të dallohen dhe më pas thërrasin “peshk prilli!” Sipas historive, peshku tregon që kapesh lehtë.

Në Angli, Dita e Gënjeshtrave festohet vetëm gjysmë dite. Rrengjet dhe shakatë lejohen deri në mesditë dhe pasi akrepat e orës shënojnë 12:00, duhet t’i zbulosh rrengjet. Kushdo që bën të tilla pas mesditës, konsiderohet ‘viktima’ e 1 Prillit.

Në Skoci, 1 Prilli festohet për dy ditë. Quhet Dita e Qyqes pasi simbolizon njeriun naiv. Dita e parë festohet me rrengje, ndërsa në të dytën njerëzit i ngjisin njëri-tjetrit bishta në shpinë.

Në Irlandë, tradita thotë që t’i ngarkosh dikujt “një detyrë të kotë”.Viktimës i jepet një letër ku gjoja kërkon ndihmë. Kur marrësi merr letrën, e hap, e lexon dhe i thotë lajmësit se duhet ta çojë diku tjetër. Kjo vazhdon derisa dikujt t’i vijë keq dhe i tregon atij përmbajtjen e letrës: “Dërgoje te dikush tjetër”.

Në Hollandë, fqinjtë hedhin peshk drejt njëri-tjetrit.

Gjermanët luajnë “Aprilscherz” ku duhet të thuash një histori të pabesueshme, por të padëmshme që të gënjesh të tjerët.

Në Greqi, thonë se kur gënjen dikë në këtë ditë i sjell fat të mirë për gjithë vitin.

Spanja dhe Portugalia festojnë në ditë të ndryshme. Portugezët nuk e festojnë më 1 Prill dhe preferojnë të dielën dhe të hënën para Kreshmëve. Në këtë ditë, hidhet miell drejt kalimtarëve. Në Spanjë, dita e rrengjeve festohet më 28 dhjetor si Dita e të Pafajshmëve të Shenjtë që do të thotë se askush s’mund të ndëshkohet pasi mashtruesit konsiderohen të pafajshëm.

Në Islandë synohet që dikush të bëjë “shëtitjen e prillit”. Pra duhet që dikush të mashtrohet dhe të shkojë në një vend tjetër. Edhe agjencitë e lajmeve marrin pjesë në Ditën e Gënjeshtrave. Në vitin 2014, Iceland Review postoi një artikull me titullin “Google firmos marrëveshje me Islandën” duke thënë se lajmi fals ishte pjesë “e një tradite të gjatë të medias islandeze”.

#Shaka #zarar #festohet #Dita #Gënjeshtrave #në #vende #të #ndryshme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button