Aktualitet

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria dëshmoi se është anëtare e denjë e aleancës

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj me rastin e 16 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka thënë se përgjatë këtyre viteve, shteti ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tutje shprehet se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euroatlantike për të pasur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.

“16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.  Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, ka shkruar Begaj në Facebook.



#16vjetori #anëtarësimit #në #NATO #Begaj #Shqipëria #dëshmoi #është #anëtare #denjë #aleancës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button