Aktualitet
Plagosje me thikë në Pogradec, përfundon në spital një person, shpallet në kërkim autori

Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një dyqani. I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.
“Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.
#Plagosje #thikë #në #Pogradec #përfundon #në #spital #një #person #shpallet #në #kërkim #autori
Java News