Rama, emigrantëve: Vitin e ardhshëm hapim konsullatën shqiptare në Kretë, s’do shkoni më në Athinë

Përpara emigrantëve shqiptarë në Kretë të Greqisë, Kryeministri Edi Rama premtoi se vitin e ardhshëm në këtë ishull do të hapet konsullata shqiptare.
Në takimin me ta, Rama tha se në momentin që konsullata shqiptare do të hapet në Kretë, emigrantët aty nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në ambasadën në Athinë për shërbime konsullore.
“Si sot 1 vit, këtu do të ketë hapur dyert konsullata e Shqipërisë. Ju nuk do keni nevojë të shkoni në Athinë, njësoj siç vlonjatët apo shkodranët e kanë tmerr shko në Tiranë, unë e di që dhe ju e keni tmerr kur ju thoni shkoni në Athinë. Kështu që ne do t’ja u sjellim shtetin shqiptar këtu në Kretë”, tha ai.
Për këtë arsye, Edi Rama kërkoi votën e emigrantëve për PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
“Me votën e 11 Majit dhe me të gjithë procesin e negociatave që për ne po ju them prapë, është për herë të parë fati që i buzëqesh Shqipërisë sepse nuk jemi vetëm ne që duam të bëhemi pjesë e Europës, por tani e kemi bërë Europën të na respektojë, vlerësojë dhe besojë e do dhe Eurppa që të na bëjë pjesë të vetën, mos harroni që ne bëjmë të mundur që Shqipëria të bëhet e madhe sa Europa dhe Europa të bëhet e vogël sa Shqipëria”, tha Rama.
#Rama #emigrantëve #Vitin #ardhshëm #hapim #konsullatën #shqiptare #në #Kretë #sdo #shkoni #më #në #Athinë
Java News