“Jam i mençur dhe i bukur si Athinaja”, Rama ironizon Berishën: Integrimin në BE nuk e bën dot bufi i kënetës

Në takimin me shqiptarët në Kretë, Kryeministri Rama, tha me bindje se integrimin e Shqipërisë në BE nuk mund ta bëjë dikush tjetër përveç PS, ndërsa nuk kurse ironitë për kreun e opozitës, Sali Berisha duke e quajtur sërish buf kënete.
“Ju e keni të qartë më mirë se shumë kush në Shqipëri, se këtë gjë nuk mund ta bëjnë ata që vijnë tek ju dhe ju premtojnë gjithçka sepse as kanë gjë në dorë dhe as kanë për të pasur gjë në dorë dhe nuk diskutohet që këtë gjë nuk mund ta bëjë bufi i kënetës me të gjithë lukuninë e zogjve të tij. Bufi i kënetës që thotë se unë jam, i mençur dhe jam i bukur si Athinaja. Duke iu referuar bufit të vogël që ishte simbol i grekëve të lashtë dhe pastaj e morën dhe romakët, por bufi i vogël nuk kishte lidhje me kënetën. Bufi ynë në Tiranë është bufi i dalë nga shprehja e popullit ca do aty o buf kënete”, tha Rama.
#Jam #mençur #dhe #bukur #Athinaja #Rama #ironizon #Berishën #Integrimin #në #nuk #bën #dot #bufi #kënetës
Java News