Në kërkim për trafik droge dhe moskallëzim të krimit, 3 të arrestuar në Elbasan

Tre persona të shpallur në kërkim, 2 prej tyre për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe tjetri për moskallëzim të krimit janë vendosur në pranga nga policia e Elbasanit.
“U bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
Xh. Gj., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim (nga të cilat i kanë mbetur pa kryer 4 vjet e 7 muaj burgim);
F. B., 26 vjeç, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim (nga të cilat i kanë mbetur pa kryer 1 vit e 8 muaj burgim);
A. Ll., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Operacioni u kodua ‘Catch’.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
#Në #kërkim #për #trafik #droge #dhe #moskallëzim #të #krimit #të #arrestuar #në #Elbasan
Java News