Turizmi, Rama: Deri në 2030 shkojmë në 20 mln turistë, kemi mbi 50 kontrata me hotele me pesë yje

Rama nënvizoi se turizmi tani kontribuon me 5 miliardë euro në ekonomi, duke përfshirë rritjen e rëndësishme të numrit të hoteleve me pesë yje, aktualisht 50.
“Për turizmin kemi shumë për të folur. Kemi shumë për të folur në çdo qark. Por atyre që ishin mësuar të mburreshin me 1 milionë turistë, ku turistë më llogarisnin dhe mua dhe ju sa herë hynim me dilnim, ndërkohë që ne turistë llogarisim vetëm ata që kanë pasaportë tjetër, jo pasaportë shqiptare, u duhet përplasur pasqyra e jashtëzakonshme e këtij transformimi. E jashtëzakonshme. Është rritur dhjetëfish. Dhjetëfish. Shqipëria turistike është bërë trend evropian. 12 milionë turistë në 2024.
Viti ka nisur janar-shkurt, 20 % më shumë vizitorë sesa janar-shkurti i vitit të kaluar. Mund të shkojmë në 20 milionë pa asnjë frikë në 2030, por nga ana tjetër duhet të ngadalësojmë turizmin masiv dhe duhet të fokusohemi shumë më tepër tek turizmi elitar dhe ekologjik dhe kemi rrugës projekte madhore, projekte që do të impaktojë në mënyrë serioze prodhimin e përgjithshëm kombëtar të vendit (PBP).
Turizmi kontribuonte me shumë më pak se 1 miliardë euro në ekonomi, sot jemi thuajse 5 miliardë euro të ardhura vetëm nga turizmi.
Hotelet. S’kishte një hotel real me pesë yje. Yjet prodhoheshin, prodhoheshin tek partia. Emrat e hoteleve ishin kombinime mbiemrash edhe emrash kalamajsh. Sot kemi mbi 50 kontrata me hotele me pesë yje, të gjitha brandet e mëdha janë të interesuara të vijnë në Shqipëri. Dhe kini parasysh një gjë, nga banorët e Republikës së Shqipërisë ka pasur një numër shumë të rëndësishëm daljesh jashtë vendit për pushime apo për biznes. Dhe ky numër është 3-fish i numrit që ishte. Pra, banorët rezidentë në Republikën e Shqipërisë kanë dalë tre herë më shumë për turizëm biznes jashtë. Ça tregon kjo që janë varfëruar apo që sot kanë më shumë mundësi, ndërsa brenda Shqipërisë në 2024 kanë lëvizur për turizëm 979 456 individë. Të gjitha këto janë të regjistruara. Lëvizjet për turizëm, e pamendueshme, e pamendueshme, e pamendueshme, jo shumë vite më parë”, tha Rama.
Përsa i përket mjedisit, Rama theksoi se 22% e territorit të Shqipërisë është shpallur zonë mbrojtur, dhe se legjislacioni për zonat e mbrojtura është plotësuar me standardet më të larta evropiane.
“Vijmë te mjedisi. Edhe tek mjedisi kemi shumë për të thënë në të gjithë territorin, por pika ku unë do të përqendrohem është rritja e sasisë së hapësirës së zonës mbrojtura në 22 % të territorit, 22 % të territorit, ne e kemi zonë të mbrojtur dhe kemi legjislacion të ri komplet evropian për zonat e mbrojtura, që i gjetëm të mbushura me çibanë dhe me tumore kënete nga të katër anët dhe në Shqipërinë 2030, synimi ynë është që të jemi një vend ku mbledhja dhe riciklimi i mbetjeve jo vetëm janë konform kuadrit të BE-së, por janë në një nivel tjetër nga ky që kemi sot, që është ku e ku me atë që kishim, por që është i pamjaftueshëm për atë që duhet të kemi”, vijoi Rama.
#Turizmi #Rama #Deri #në #shkojmë #në #mln #turistë #kemi #mbi #kontrata #hotele #pesë #yje
Java News