Aktualitet

‘Mandati i katërt, 700 km rrugë të reja’/ Rama prezanton planin për hekurudhën dhe portin e ri tregtar: Qendra për trafikun, funksional brenda vitit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar projektin për ndërtimin e portit të ri të Durrësit, duke theksuar se ky investim do të sjellë një transformim të madh për ekonominë dhe sigurinë e Shqipërisë. Rama tha se gara ndërkombëtare për protin tregtar është hapur dhe së shpejti do të fillojë puna. Rama tha se Porti i ri nuk do të jetë vetëm port tregtar, por do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, porti i NATO-s.

“Korridoret do të jenë të përfunduar. Do të ndërtojmë 700 km rrugë të reja gjatë mandatit të katërt. Rruga e Bregut Dhërmi Sarandë do të jetë rrugë turistike që do vazhdojë atë që duket nga tuneli i Llogarasë. Rruga Tiranë- Krujë, Berat- Corovodë do të jetë një rrugë e parametrave europianë. Ura e Leglit Përmet Carcivë, Rrëshen- Burrel, Vau i Dejës, ura mbi lumin Vjosë Selenicë, Libohovë, Polican, Zagori ose kryqëzimi i Llixhave.

Ndërkohë që brenda 2026, përfundon faza e parë e superstradës Tiranë-Durrës edhe Kombinat-nddroq plepa. Maqellarë- Peshkopi përfundon këto ditë. Brenda 2025 hyn në funksion Qendra e Monitorimit të Trafikut. Nuk do të kemi më policë nëpër rrugë. Synimi është që gjithë kjo infrastrukturë të përfundojë sepse të gjitha janë të vizatuara dhe financuara nga buxheti i shtetit dhe fondet e marra nga Fondi I Ballkanit Perëndimor që mbështetet nga BE. Nuk do të lëmë pa bërë atë që është e munguar këto vite, kemi programin e infrastrukturës hekurudhore, Rrogozhinë -Vlorë apo Rrogozhinw-Pogradec, Durrës-Prishtinë, Vorë-Hani i Hotit, Durrës-Rrogozhinë, Tiranë-Rinas-Durrës që është 80 % i përfunduar. Futemi në rrjetin hekururdhor të rajonit. Porti i ri tregtar në Porto Romano, gara ndërkombëtare është hapur. Së shpejti do të nis nga puna, do të jetë zemra e një sistemi të ri tregtie.

Porti i NATOS, jemi pranë finalizimit të mbëhsetjes nga NATO duke rritur mbështetjen nga NATO.”

#Mandati #katërt #rrugë #të #reja #Rama #prezanton #planin #për #hekurudhën #dhe #portin #tregtar #Qendra #për #trafikun #funksional #brenda #vitit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button