‘Shqipëria 2030’ për mandatin e katërt, Rama: Paga mesatare e mësuesve do të jetë 1250 euro, do të ndërtohen 200 shkolla të reja

Kryesocialisti Edi Rama po prezanton programin ‘Shqipëria 2030’ në garën elektorale për mandatin e katërt.
Kryesocialisti Edi Rama po prezanton programin ‘Shqipëria 2030’ në garën elektorale për mandatin e katërt. Rama tha se paga mesatre e mësueve do të jetë 1250 euro si dhe od të ndërtohen 200 shkolla të reja. Rama u shpreh se numri i laboratorëve inteligjent do të shkojë në 1000 laboratore gjatë mandatit të katërt.
“Eksportet i cuam në 8.4 miliardë ose tre herë më shumë. Do të mobilizojë rreth 2 miliardë ekstra përmes bankave gjatë mandatit të katërt. Dhe nga Bnaka e Zhvillimit kemi legjislacionin tonë dhe do të nisi rrugën Banka e Zhvillimit e ndërtur bashkarisht me bankën më të vjetër të zhvillimit ën Euroipë dhe do funskionojë njësoj sui ajo në Itali. Ne do të gjenerojmë rreth 8 miliardë euro ekstra në ekonomi dhe deri në 100 mijë mundëisd të reja në punë të mirëpaguar.
Paga mesatare e mësuesve ëhstë dyfishuar, ishte 420 euro dhe sot është 950 euro. Mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro. Tekste falas nuk kishte kur morëm mandatin, sot prej vitesh 238 mijë nxënës i marrin falas. Kemi ndërtuar 450 shkolla nga të cilat kanë përfituar 200 mijë nxënës në shkolla më të mira si në BE. Në mandatin e katërt do të ndërtojmë 200 shkolla të reja. Laboratorët intelligent do të jenë 1000 në mandatin e katërt. “
#Shqipëria #për #mandatin #katërt #Rama #Paga #mesatare #mësuesve #të #jetë #euro #të #ndërtohen #shkolla #të #reja
Java News