Arifi pas deklaratave të Bedri Hamzës: Eshtë e qartë se preferon koalicion me opozitën!

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në një komnferencë dje për media ka deklaruar nëse partia e parë nuk arrin t’a formojë Qeverinë i marrin ata përgjegjësitë.
Hamza deklaroi po ashtu se ‘nuk i preferon vijat e kuqe dhe është i hapur të komunikojë me të gjithë’
“Jemi të gatshëm që ne si parti e dytë të marrim përgjegjësitë për formimin e Qeverisë.Jam në komunikim me partitë opozitare që ne ta formojme Qeverinë. Nuk e ka komoditetin Kosova të krijojë vakum institucional. Cdo vonesë në formimin e Qeverisë e paarsyeshme dhe e dëmshme për vendin”
“Vijat e kuqe nuk i preferoj. Asnjë barriere me asnjë aprti dhe asnje politikan nuk ka tek unë. Jemi në konsultim edhe me LDK, edhe me AAK edhe me NISMA. Nëse vjen radha jemi të gatshëm vendit me i dhënë institucione, por nuk kemi arrit në pikën që me nda postet” tha Hamza raporton “Gazeta Blic”.
Në lidhje me deklaratën e Hamzës ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politikem Avni Artifi.
Arifi tha se ky qëndrim i Hamzës ka qenë edhe parazgjedhor por është e qartë se i njëjti preferon koalicion me opozitën.
“Ky qendrim eshte qendrim edhe parazgjedhor i PDK. Megjithate eshte e qarte qe PDK preferon koalicion me opoziten. Mbetet te shihet se a do te mundet te arrije marreveshje me LDK e cila si duket ka kerkesa astronomike per te mundesuar qeveri te opozites” deklaroi Arifi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
#Arifi #pas #deklaratave #të #Bedri #Hamzës #Eshtë #qartë #preferon #koalicion #opozitën
gazetablic.com