Aktualitet

Prangoset shtetasi turk në Prishtinë, i gjendet botoks në vlerë 150 mijë euro

Një shtetas turk raportohet se është arrestuar në Prishtinë për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.

Kësisoj, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka gjetur tek ai botoks në vlerë rreth 150 mijë euro.

Po ashtu, i kanë sekuestruar edhe 11,160 euro para kesh.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas sigurimit të provave ka ndaluar një të dyshuar mashkull shtetas turk, tek i cili kanë gjetur një sasi të materialit që përdoret në mjekësi (botoks). Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë. Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150 000 €”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.



#Prangoset #shtetasi #turk #në #Prishtinë #gjendet #botoks #në #vlerë #mijë #euro
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button