Aktualitet
Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë në Mianmar dhe Tajlandë, shkon në 10 numri i viktimave

Shkon në 10 numri i viktimave në Bangkok, Tajlandë, nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë në Mianmar.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendësguvernatori i Bangkokut. Si pasojë e tërmetit mbetën të plagosur edhe 16 persona të tjerë, ndërsa 101 tajlandezë janë larguar nga zona ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Numri total i viktimave dyshohet se është rreth 150, përfshirë këtu edhe Mianmarin.
/Top Channel/
#Tërmeti #magnitudë #ballë #në #Mianmar #dhe #Tajlandë #shkon #në #numri #viktimave
gazetablic.com