Aktualitet

“Nuk guxon të hyjë në Pirot!”/ Qyteti serb shpall “non grata” Aleksandër Vuçiç

Aleksandër Vuçiç po shpallet i padëshiruar në vendin e tij. Me një vendim unanim të këshillit të banorëve, qyteti Pirot në Serbi ka shpallur presidentin serb një person të padëshiruar në territorin e tij.

Ata i kërkojnë bashkisë që ta zbatojë këtë vendim dhe kryetarit Vladan Vasiç që të mbajë një qëndrim për dhunën qeveritare kundër studentëve dhe qytetarëve në protestën e 15 marsit në Beograd. Kështu raportojnë mediat serbe, shkruan A2 CNN.

Një tjetër kërkesë e qytetarëve në Pirot është edhe publikimi i emrave të asaj bashkie që kanë mbështetur dhunën ndaj manifestuesve.

“Është vendosur që presidenti Aleksandër Vuçiç të shpallet “person non grata” në territorin e qytetit të Pirotit”, lexohet në lajmet e publikuara nga mediat duke iu referuar vendimit të ndërmarrë. Ky qytet ndodhet juglindje të Serbisë, pranë kufirit me Bullgarinë dhe ka një popullatë prej rreth 35 mijë banorësh.

#Nuk #guxon #të #hyjë #në #Pirot #Qyteti #serb #shpall #grata #Aleksandër #Vuçiç
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button