Aktualitet

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë dhe rezistent ndaj temperaturave të larta

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia mbërriti në portin e Durrësit më 11 Mars dhe pas analizave të kryera nga AKU më 21 Mars u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm te mishi i pulës.

AKU konfirmoi se ka bllokuar 5.2 ton mish tek importuesi, por dyshohet se 2.6 janë shpërndarë në treg për konsumatorët.

Nutricionistja Matina Çobo për publikun tregoi se çfarë është salmonela. Sipas saj salmonela është një virus i fortë dhe rezistent në temperatura të larta, i cili gjendet kryesisht tek mishi i pulës, viçit e derrit.

Çobo tha gjithashtu se salmonela mund të gjendet edhe tek veza, perimet dhe uji, në rastet se është kontaminuar. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në gatimin e mishit dhe në higjienizmin e enëve që përdorim për gatim.

#vetëm #mishi #por #dhe #veza #uji #nutricionistja #Salmonela #virus #fortë #dhe #rezistent #ndaj #temperaturave #të #larta
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button