Aktualitet
Sarandë/ Burri plagos gruan me thikë në bark, policia në kërkim të autorit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak më parë në qytetin e Sarandës, teksa raportohet se një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa gruaja, e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark.
Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.
#Sarandë #Burri #plagos #gruan #thikë #në #bark #policia #në #kërkim #të #autorit
Java News