Aktualitet

Banorët e Hasit dhe të Tropojës në protestë: Mos hajdeni për vota, pa na rregulluar rrugën!

Një përfaqësi prej rreth 2 mijë banorësh të disa fshatrave të Tropojës dhe Hasit kanë bllokuar për 30 minuta rrugën që të çon në pikën e kalimit kufitar me Kosovën, atë të Qafë Prushit.

Shkak i kësaj proteste, sipas vetë banorëve, është mungesa dhe lënia në harresë e nevojave që ka ky komunitet, në mënyrë të veçantë për rrugën Kam-Qafë Prush. Siç shihet edhe nga pamjet, rruga nuk ka parë asnjë investim në 34 vite demokraci, ndërsa të fundit që kanë vënë dorë në mirëmbajtjen e saj kanë qenë italianët, të cilët e ndërtuan thuajse një shekull më parë.

Banorët janë shprehur se kjo protestë ishte vetëm fillimi i reagimit të tyre, i cili, nëse nuk merret parasysh nga autoritetet, do të përshkallëzohet më tej.

#Banorët #Hasit #dhe #të #Tropojës #në #protestë #Mos #hajdeni #për #vota #rregulluar #rrugën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button