“Ambasada shqiptare pagoi sallën për takimin e Ramës në Kretë”/ Mediat pranë Berishës dalin blof, ja dokumentet që tregojnë se pagesën e kreu PS



Kryeministri Edi Rama në prag të fushatës elektorale të 11 majit i rikthehet turit me diasporën. Të shtunën e 29 marsit, kryesocialsiti do të jetë në Kretë në një takim me shqiptarët në stadiumin Kaldissos në orën 18:00.
Por, portali i familjes Berisha, Syri Tv, ka nisur të aludojë që pagesa për sallën ku Rama do të bëjë takimin në Kretë është paguar nga ambasada shqiptare në Athinë. Portali i familjes Berisha po e ‘trumbeton’ më të madhe si një skandal, pasi pretendon se ambasada po paguan për takimin elektoral të Ramës.
Por, si është e vërteta? Portali i familjes Berisha del edhe njëherë blof. Shqiptarja.com ka siguruar ekskluzivisht kontratën e lidhur mes PS dhe Bashkisë Hania për përdorimin e sallës së stadiumit. Në nenin 1 të kontratës thuhet se “Bashkia i jep në përdorim Përdoruesit sallën e mbyllur Klados, së bashku me pajisjet sportive, tribunat dhe dhomat e zhveshjes, ekskluzivisht për organizimin e një aktiviteti nga Partia Socialiste e Shqipërisë, sipas vendimit nr. 100/2025 të Këshillit Bashkiak të Hanias. Tarifa për këtë shërbim është 5.000,00€, që duhet të paguhet përpara aktivitetit, deri më 27/03/2025.
Afati i përdorimit është nga e enjtja, 27/03/2025, në orën 07:00 (për përgatitjen e hapësirës) deri të shtunën, 29/03/2025, në orën 24:00. Përdoruesi është i detyruar të dorëzojë hapësirën, tribunat dhe pajisjet e dhëna në të njëjtën gjendje të pastër dhe të pandryshuar siç i ka marrë.”
Po ashtu, Shqiptarja.com ka siguruar edhe faturën që vërteton se transfertën bankare për pagesën prej 5 mijë euro kundrejt Bashkisë Hania e ka kryer vetë Partia Socialiste dhe jo ambasada shqiptare në Athinë, siç aludon portali i familjes Berisha.
Artikulli i Syrit ku pretendon se pagesën për sallën ku do mbahet takimi i Ramës e ka kryer ambasada shqiptare në Athinë
Fatura që vërteton se transfertën bankare për pagesën 5 mijë euro e ka kryer PS/ Shqiptarja.com
#Ambasada #shqiptare #pagoi #sallën #për #takimin #Ramës #në #Kretë #Mediat #pranë #Berishës #dalin #blof #dokumentet #që #tregojnë #pagesën #kreu Java News