Aktualitet

Turizmi lakmohet nga të huajt, 32 mijë biznese me kapital 80% regjistrohen në vend

Turizmi është sektori më i lakmuar i investitorëve të huaj. Në dy vitet e fundit në Shqipëri janë regjistruar mbi 32 mijë biznese me kapital mbi 80% të investimit që vjen nga jashtë vendit.

Kryesisht sektorët që zënë pjesën më të madhe të investimeve nga jashtë janë shërbimet hoteliere, real estate, tregtia me shumicë apo pakicë, manifaktura ndërtimi, IT e të tjera.

Zv.Ministri i Financave, Endrit Yzeiraj, thotë se Shqipëria po bëhet çdo vit e më shumë interesante për të huajt. Kontributi i tyre në Prodhimin e brendshëm Bruto është 10% e totalit.

Kemi arritur rekord në termat e investimeve. Kemi gati 10 përqind të investimeve vjetore çdo vit në ekonominë shqiptare nga jashtë. Synimi ynë është që ata njerëz që vijnë dhe eksplorojnë vendin si turistë fillimisht, krijojnë lidhjet miqësore për të ardhur më shumë edhe si investitorë në sektorë të tjerë si manifakturë, industri, gjithmonë e më shumë agropërpunim, por edhe shërbime të ndryshme digjitale dhe elektronike”, tha Yzeiraj.

Në Tiranë u mblodhën 100 investitorë të huaj nga 32 vende të botës.

Laura Saro, Drejtoresha e AIDA-s thotë se një kontribut të lartë në tërheqjen e tyre ka kjo agjenci që në periudha të vitit organizon forume në vende të ndryshme të botës ku prezantohen mundësitë që ofron Shqipëria.

Mënyra se si ne po i qasemi për të tërhequr investitorët në sektorë të ndryshëm është me forume të dedikuara në secilin vend. Me kampanja që shkojmë për të etiketuar të gjithë brendet ndërkombëtare të një sektori të caktuar sipas një plani pune të mirë menduar për secilin gjashtëmujor”, tha Saro.

Sipas zv.ministrit Yzeiraj, taksat nuk janë problem për investitorët e huaj, pasi si në Shqipëri dhe në rajon ato janë më të ulëta se në Evropë.

#Turizmi #lakmohet #nga #të #huajt #mijë #biznese #kapital #regjistrohen #në #vend
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button