Aktualitet

Shpresë në Mianmar, gruaja nxirret e gjallë pas 60 orësh nën rrënoja

Në orët e para të së hënës, ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur që një grua të nxirret e gjallë nga rrënojat e një e hoteli, që kishte rreth 60 orë e bllokuar. Pas tërmetit shkatërrues që goditi Mianmarin ky ishte një moment shprese për vendin.

Gjendja e saj shëndetësore sipas mediave të huaja është e stabilizuar dhe asnjë rrezik për jetën.

Dy tërmete 7.7 të shkallës righter dhe 6.7 të shkallës rihter goditën Mianmarin të premten (28 Mars). Dhe sipas shifrave zytare reth 1.700 njerëz humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë rrezikohen nga lëndimet dhe sëmundjet.

Ekipet e shpëtimit në Mianmar janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuar të mundshëm nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Udhëheqja ushtarake e vendit shpalli gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë rajone dhe lejoi ekipe të huaja të shpëtimit të hyjnë në vend për të ndihmuar me pasojat shkatërruese të tërmetit.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA ka bërë një parashikim, ku thotë se numri i viktimave do të arrijë deri në 10 mijë, ndërsa dëmet do të tejkalojë prodhimin vjetor ekonomik të vendit.

#Shpresë #në #Mianmar #gruaja #nxirret #gjallë #pas #orësh #nën #rrënoja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button