Sport

Në Itali tregojnë dëshirën e madhe të Kristjan Asllanit, kërkon që të vazhdojë te Interi edhe sezonin tjetër

Në Itali, mediat kanë raportuar sa i përket situatës më të fundit të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar kërkon që të qëndrojë ende te Interi, përtej minutave të pakta dhe mungesës së aktivizimit te zikaltërit.

Në kohët e fundit Asllani ka marrë më shumë besim te ekipi i Inzaghit për shkak të dëmtimeve të Calhanoglu dhe formës së dobët nga ana e turkut. Por sipas mediave në Itali, Asllani kërkon që të mos largohet nga skuadra e tij e zemrës. Për momentin Interi po qëndron në pritje dhe duket se nuk e ka me nxitim shitjen e Asllanit, por në momentin që një skuadër do të jap një shifër të kënaqshme për të, largimi nuk do të mendohej gjatë. /Sport Ekspres/

#Në #Itali #tregojnë #dëshirën #madhe #të #Kristjan #Asllanit #kërkon #që #të #vazhdojë #Interi #edhe #sezonin #tjetër
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button