Tërmeti i fuqishëm shemb xhaminë në Mianmar, paralajmërohet katastrofë me mijëra viktima dhe dëme



Junta ushtarake që sundon Mianmarin që nga një grusht shteti në vitin 2021 ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonet e Sagaing, Mandalay, Magëay, Bago, Easter Shan dhe Naypyidaë.
Sipas raporteve të mediave lokale ajo ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Zyrtarët do të hetojnë dëmet dhe do të fillojnë bashkërendimin e shpëtimit në zonat e prekura.
Imazhet dramatike tregojnë ndërtesa të dëmtuara në Mandalay, qytetin e dytë më të madh të Mianmarit.
Ndërkohë Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ka lëshuar një alarm të kuq për viktima dhe dëme pas tërmetit me magnitudë 7.7 në Mianmar. Uebfaqja e saj thotë se “një numër i madh viktimash dhe dëme të mëdha ka të ngjarë dhe katastrofa është e përhapur”. Agjencia thotë se “ka të ngjarë të ndodhin mijëra vdekje”.
#Tërmeti #fuqishëm #shemb #xhaminë #në #Mianmar #paralajmërohet #katastrofë #mijëra #viktima #dhe #dëme Java News