Sport

“Më mori nga Korea dhe më futi titullar te Shqipëria”! Jasir Asani tregon çfarë bisedoi me Silvinjon pasi e la në stol me Andorrën: Folëm si vëllezër

Jasir Asani dhe Nedim Bajrami u kthyen në një temë diskutimi në kohët e fundit. Në Telesport u raportua se të dy futbollistët nuk e kanë pranuar aspak mirë stolin dhe kanë ngritur zërin kundër Silvinjos. Mbi këtë çështje ka pasur edhe një reagim nga ana e Jasir Asanit në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Asani ka dhënë versionin e tij duke u shprehur se ka qenë gjithmonë aty për Shqipërinë dhe se pranon edhe tribunën pasi për të fanella e Kombëtares, është shumë peshë e rëndë. Gjithashtu Asani thekson se nuk mund të ngrejë zërin as kundër Silvinjos pasi nuk është mosmirënjohës dhe e di se prej këtij trajneri tani është pjesë e Kombëtares. (Linkun e plot të emisionit e gjeni më poshtë)

?
“I kam dëgjuar këto zëra, unë udhëtoj tre ditë dhe jap shpirtin për fanellën kuqezi dhe të mos dalë në stërvitje, është e pamundur. E shkatërroj jetën time ashtu dhe cdo gjë që kam arritur në futboll. Unë kam qenë i lënduar ndaj Ukrainës dhe i kam thënë Silvinjos: “Dua të luaj, e rrezikoj karrierën time për këtë bluzë”. Unë nuk e bëj kurrë këtë, unë nuk jam mosmirënjohës, kam respekt për atë që ma ka dhënë një dorë. Silvinjo ishte njeriu që më solli te Shqipëria dhe të mos vinte Silvinjo te Shqipëria, unë nuk do të shkoja kurrë në asnjë Kombëtare, do të prisja që një ditë të më vinte ftesa e Shqipërisë ose të mbyllja karrierën. Cdo ditë vijnë mediat në stërvitje dhe unë kam qenë gjithmonë aty. Unë e pranoj edhe stolin dhe tribunën dhe nëse nuk më thërret hic trajneri, unë e dua shumë Shqipërinë.

Raporte më të mira se me Silvinjon, nuk kam pasur me asnjë trajner në këtë botë. Jemi si shok, si vëllezër, për cdo problem që kam pasur edhe te Gëangju vjet, kam folur cdo ditë me stafin e Kombëtares, me doktorët. I kam treguar cdo gjë, edhe problemin më të vogël. Nuk kam qejf që nesër të dal unë keq, pra të jem i dëmtuar dhe të them jam mirë, se futem në ndeshje dhe nuk vrapoj dot, është gjynah pasi i ha hakun dikujt tjetër, një lojtari tjetër. Me Silvinjon kam folur pas ndeshjes me Andorrën dhe kemi folur si shok, si vëllezër. I thashë: “Ti je trajneri, ti je ai që vendos, ti je dhe stafi. Unë jam gati për ty”. Nuk i dal dot mosmirënjohës pasi ai ma dha dorën te Shqipëria, asnjë trajner tjetër para tij nuk e bëri, me ndeshjen e parë që erdha te Shqipëria ndaj Polonisë, Silvinjo më futi direkt titullar ndërkohë që unë luaja në Kore”, tha Asani. /Sport Ekspres/

#Më #mori #nga #Korea #dhe #më #futi #titullar #Shqipëria #Jasir #Asani #tregon #çfarë #bisedoi #Silvinjon #pasi #në #stol #Andorrën #Folëm #vëllezër
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button