Reagon Veliaj: Mbi 110 mijë përfitues të Kartës së Studentit nga 2019-a

Në rrjetin social Facebook të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë postuar foto të studentëve që janë pajisur me Kartën e Studentit.
“Karta e Studentit është sukses i padiskutueshëm për Tiranën! Nga viti 2019 me kartë studenti janë pajisur më shumë se 110 mijë studentë, të cilët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara ose falas nga 3430 biznese të sektorit bankar, shëndetësor, të artit, kulturës dhe turizmit, në edukim joformal, kancelari, markete dhe supermarkete, kompani fluturimi, shërbime ligjore dhe psikologji, optika, librari, sport, menca, telefoni mobile e shumë të tjera. Me Kartën e Studentit janë shpërndarë mbi 175 mijë abone transporti falas gjatë vitit 2024, ndërsa më shumë se 1000 studentë janë punësuar part-time në programet Work&Travel dhe në bizneset partnere të kartaestudentit.al. Tirana është e të gjithëve!”, thuhet në postim.
#Reagon #Veliaj #Mbi #mijë #përfitues #të #Kartës #së #Studentit #nga #2019a
Java News