“S’më lë zemra, rënkon e shkreta, Lul e s’ka tjetër”, Rama batuta me Bashën: Nxirr jataganin e shpëto demokratët nga hataja

Kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjet virale me Lulzim Bashën, duke iu drejtuar me tone ironike në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Me një gjuhë plot batuta, Rama e quajti Bashën “zemër” dhe i kërkoi që të marrë guximin për të folur hapur kundër Sali Berishës.
“Unë gjithmonë kam rënë brenda kur jam marrë me ty, gropë mor, dërrmim fare, po nuk vej mend. Nuk më lë zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër. Bufin nuk e kam dashur kurrë, ti e di mirë. Ti edhe sot ke frikë t’i përmendësh emrin,” u shpreh Rama, duke ironizuar qëndrimin e Bashës ndaj Berishës.
Kryeministri e akuzoi kreun e PD-së për luhatje politike dhe e cilësoi si të paqartë në raport me SPAK-un dhe reformën në drejtësi. “Rama ik, Rama ik! Ja ika unë, po ti pse ike?”, tha ai, duke ironizuar sjelljen e Bashës në opozitë.
“E thash që të kam zemër mor Lul, të kërkoj falje se e di që ti nuk do ta marrë vesh mileti këtë dashurinë tonë, po çfarë të bëj, më foli zemra. Po plaste. Unë gjithmonë kam rënë mrena kur jam marrë me ty, gropë mor, dërrmim fare po nuk vej mend. Nuk më lë zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër. Bufin nuk e kam dashur kurrë, ti e di mirë. Ti edhe sot ke frikë t’i përmendësh emrin Lul. Mazallah se ja thua euroatlantikëve të vërtetën për bufin, Gaz ballakumen, etj. Vjen vërdallë si era e nënshpinës nëpër pantallona. Aman mor burrë, nxirre atë jatagan si me mua. Nxirre të shkretin dhe shpëtoji demokratët se do ngelen brenda në kënetë. Unë mezi të shkula nga çadra ty, nuk doje të votojë as vettingun, SPAK-un as bëhej fjalë. Rama ik Rama ik. Ja ika unë, po ti pse ike? Ike se kishe hall të mbrosh SPAK-un nga unë se mos e godas me bufin. Ndaj po vjen ti vërdallë si makinë policie me atë sirenën “O Ramee”. Unë e di që amerikanët u tërhoqën nga SPAK, po kaq di unë, se ti je euroatlantiku ynë, tek ty i ka shpresat Amerika. M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit”, tha Rama.
#Smë #lë #zemra #rënkon #shkreta #Lul #ska #tjetër #Rama #batuta #Bashën #Nxirr #jataganin #shpëto #demokratët #nga #hataja
Java News