Sport

Nuk preku as topin me Argjentinën

Rivaldo dikur ishte ndër lojtarët më të mirë në botë, madje arriti të fitonte Topin e Artë, ndërkohë që pushtoi botën me kombëtaren braziliane. Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Milanit po ndjek nga afër ngjarjet në skenën e madhe, veçanërisht në kombëtaren e Brazilit, e cila pak ditë më parë përjetoi poshtërim.

Seleçao u mund nga Argjentina 4-1 dhe lojtari më i dobët në fushë ishte Raphina.  “Ai po kalon një sezon të mrekullueshëm dhe mund të konsiderohet më i miri në botë. Më pëlqen se si po luan, ishte mundësia e tij. Duhej të kishte pasur zjarr në sytë e tij dhe të vraponte mbi ata djem për të shmangur humbjen, nuk mund të bësh deklarata të flakta dhe të mos bësh asgjë në fushë pastaj. Ai tha se do t’i thyente argjentinasit dhe nuk e preku topin”, tha ish-futbollisti brazilian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

#Nuk #preku #topin #Argjentinën
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button