Sport

Kjo gjë nuk mund të ndodhë, ka mbetur vetëm një vit nga Kupa e Botës

Brazili ka përjetuar një mbrëmje të hidhur në Argjentinë. Verdheblutë janë mposhtur me shifrat e thella 4-1 nga rivali i tyre më i madh. Viniciusi Xhuniori, i cili pati edhe disa momente tensioni me lojtarët kundërshtarë, u shfaq më i kthjellët përpara gazetarëve. Sulmuesi i Realit të Madridit i dha meritat Argjentinës për lojën e zhvilluar, por nga ana tjetër ngriti shqetësimin për nivelin e shfaqur nga Kombëtarja e tij.

“Luajtëm shumë keq dhe Argjentina luajti një ndeshje të shkëlqyer përpara tifozëve të vetë. Duhet të rimendojmë gjithçka që bëmë… kjo gjë nuk mund të ndodhë. Duhet të përmirësohemi dhe të mos heqim dorë. Ka mbetur vetëm 1 vit nga fillimi i Kupës së Botës”, ka deklaruar Vinicius Xhuniori./Sport Ekspres/

#Kjo #gjë #nuk #mund #të #ndodhë #mbetur #vetëm #një #vit #nga #Kupa #Botës
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button