Sport

Ndikoi vetëm heqja e Calhanoglu dhe futja e Asllanit, zbritëm poshtë me të

Interi ka fituar në ditën e djeshme kundër Udinezes në shifrat 2-1. Zikaltërit e dominuan pjesën e parë dhe e mbyllën qetësisht në shifrat 2-0, por në fund situata u komplikua me Udinezen që rrezikoi edhe për barazim, megjithëse ndeshja përfundoi 2-1.

Për gazetarin pranë Interit, Filippo Tramontana, ajo që i vendosi Interit në rrezik fitoren ishte zëvendësimet e kryera nga Inzaghi në pjesën e dytë, brenda minutës së 65, teksa ishin katër të tilla, mes tyre edhe ajo e Asllanit me Calhanoglu.

Madje për gazetarin italian, ishte pikërisht ky zëvendësim i shqiptarit me Calhanoglu që vendosi Interin në vështirësi. Sipas tij dallimi mes dy futbollistëve është i madh dhe pas hyrjes së Asllanit, ekipi i Interit zbriti shumë poshtë në mbrojtje.

“Çfarë vuajtjeje, dukej sikur gjithçka ishte në tatëpjetë pas një pjese të parë shumë të mirë. Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi me zëvendësimet, veçanërisht me zevëndësimin midis Calhanoglu dhe Asllanit. Interi u kthye shumë poshtë me shqiptarin në fushë, disa nuk dhanë garancitë e duhura. Sommer na shpëtoi në finale, me dy pritje të shkëlqyera”, tha gazetari italian. /Sport Ekspres/

#Ndikoi #vetëm #heqja #Calhanoglu #dhe #futja #Asllanit #zbritëm #poshtë #të
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button