Aktualitet

Ndreca: Synojmë mbi 19 mandate! Në 11 maj rezultati do të jetë ai që kemi menduar

Deputeti socialist dhe njëkohësisht kandidat në listën e hapur të Tiranës, Plarent Ndreca tha se në 11 maj rezultati do të jetë shumë i mirë. 

 

Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Aleksandër Furxhi, Ndreca u shpreh se Partia Socialiste synon mbi 19 mandate në garën e 11 majit.

Deputeti socialist deklaroi se PS-i ka të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që të prodhojë të njëjtat rezultate që ka synuar që nga fillimi.

Intervista e plotë:

Ndreca: Në 2021 kemi marrë 18 vende në Parlamentin e Shqipërisë. Ne besojmë dhe jemi të bindur që në këto zgjedhje do ta thellojmë rezultatin në totalin e deputetëve në Tiranë. Deri në 19 mandate është i sigurt, por ne do të synojmë edhe më tepër.

Erion Veliaj është në burg, sa ndikon kjo në garën zgjedhore brenda kampit tuaj?

Ndreca: Është një goditje politike për fushatën zgjedhore, por edhe me ardhjen e kryeministrit si drejtues i qarkut të Tiranës, PS-i ka të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që të prodhojë të njëjtat rezultate që kemi synuar që nga fillimi. Në 11 maj rezultati do të jetë ai që kemi menduar, shpresuar, ai që po punojmë dhe ai që synojmë.

Ndoshta ishte më mirë me rregullat e 2021, ku listat ishin të mbyllura, si mendon?

Ndreca: Në fund të ditës, zgjedhjet janë garë dhe për rrjedhojë edhe ky sistem zgjedhor  shërben që të gjitha partitë politike të synojnë rritjen, por edhe individët që garojnë me emrin e tyre. Dhe ata kanë mundësi që të shprehen, të konkurrojnë dhe në rastin e qarkut të Tiranës është shumë i fortë, sikurse Tirana e meriton, sepse është qarku më i rëndësishëm.

Ju mbuloni zonën e Astirit, Njësia 14 dhe ju keni një çështje të hapur me drejtësinë, sa ndikon kjo në fushatë?

Ndreca: Nuk mendoj se ndikon. Është një çështje që i përket gjyqësorit dhe do të fillojë shumë shpejt. Unë kam kërkuar gjykim të hapur, do të jetë në sy të gjithëve. Dhe për rrjedhojë, nuk kam asnjë merak.

#Ndreca #Synojmë #mbi #mandate #Në #maj #rezultati #të #jetë #që #kemi #menduar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button