Sport

Tirana humb mundësinë për të kaluar Bylisin në renditje, bardheblutë ndalen në barazim në “Arenën Kombëtare”

Tirana nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 2-2 kundër Bylisit. Bardheblutë janë mjaftuar me një pikë mbrëmjen e sotme, e cila nuk i mjafton për të kaluar mallakastriotët në tabelën e renditjes. Ballshiotët kaluan të parët në epërsi, falë golit të shënuar nga Arli Përgjoni në minutën e 26.

Ndërkohë në minutën e 40 Përgjoni tundi rrjetën, por këtë herë bëhet fjalë për Florjanin e Tiranës. Zharmuni përmbysi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 76, por epërsia e kryqytetasve zgjati vetëm 6 minuta. Kaq kohë iu nevojit Darko Ilieskit për të vulosur shifrat përfundimtare 2-2. Të dyja skuadrat largohen me barazim nga “Arena Kombëtare”, nga i cili përfiton më tepër Bylisi./Sport Ekspres/

#Tirana #humb #mundësinë #për #të #kaluar #Bylisin #në #renditje #bardheblutë #ndalen #në #barazim #në #Arenën #Kombëtare
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button