Aktualitet

Arrestimi i Veliajt, Ndreca: S’kemi atakuar asnjë moment drejtësinë, masa e sigurisë e ashpër dhe tronditëse politikisht

Plarent Ndreca, kandidat për deputet i Partisë Socialiste, ka reaguar lidhur me arrestimin e Erion Veliajt, duke theksuar se PS nuk ka atakuar drejtësinë.

Në një intervistë për Programin e Drekës në News 24, ai ka sqaruar se PS ka kritikuar sistemin e drejtësisë, por ka kërkuar standarde dhe jo goditje ndaj institucioneve.

Ndreca shtoi se në rastin e arrestimit të Veliajt, masa e sigurisë ishte e ashpër dhe e konsideroi ngjarjen si të beftë dhe tronditëse politikisht.

“Ne nuk kemi atakuar për asnjë moment drejtësinë. Ne thamë disa kritika dhe shtuam se sistemi i drejtësisë duhet të ketë standarde. Ne folëm për standarde, nuk goditëm drejtësinë.

Jemi ndryshe nga opozita, që vetëm baltos drejtësinë e re. Në gjykimin edhe tim personal dhe ato që ka thënë kryeministri, kishte teprim në një propacionalitetin e marrjes së masës së sigurisë.

Në proporcionalitetin e marrjes së masës së sigurisë unë besoj se është marrë masë e ashpër. Për ne, arrestimi i Veliajt ishte i beftë dhe tronditës nga pikëpamja politike, është ndër figurat më të rëndësishme të PS dhe prodhon kosto për Partinë Socialiste.

Ne zgjedhim shtet-formimin, edhe me kosto për partinë. Partia është instrument për t’ju shërbyer shqiptarëve. Ishte goditje në kuptimin politik, por besoj se PS mund ta rikuperojë këtë goditje”, tha Ndreca.

#Arrestimi #Veliajt #Ndreca #Skemi #atakuar #asnjë #moment #drejtësinë #masa #sigurisë #ashpër #dhe #tronditëse #politikisht
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button