Aktualitet

Tragjike në Dibër/ Ra në kontakt me energjinë elektrike duke shtruar linjën e internetit, ndërron jetë 31-vjeçari

Një 31-vjeçar nga fshati Rrenxë i Dibrës ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike.

Policia informon se ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:00, teksa i riu ishte duke shtruar linjën e internetit.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, informoi sot policia.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

#Tragjike #në #Dibër #në #kontakt #energjinë #elektrike #duke #shtruar #linjën #internetit #ndërron #jetë #31vjeçari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button