Aktualitet

“Kjo është goditje për demokracinë”/ U dënua me 4 vite burg, Le Pen bën lëvizjen e parë pas vendimit

Pas dënimit të saj, Marine Le Pen nuk vonoi të bënte apel ndaj vendimit të gjykatës. Megjithatë, ky apel nuk ka asnjë efekt mbi hyrjen në fuqi të pazgjedhshmërisë së saj.

Duke marrë parasysh afatet e zakonshme për caktimin e një date gjykimi, procesi i apelit mund të zhvillohet të paktën pas një viti, me një pritje prej tre muajsh për shpalljen e një vendimi të ri, pra, pikërisht para zgjedhjeve të vitit 2027.

Në apel, Marine Le Pen mund t’i shpëtojë një pazgjedhshmërie të menjëhershme, gjë që teorikisht do t’i lejonte asaj të kandidonte. Por, nga njëra anë, gjyqi duhet të mbahet brenda këtyre afateve të kufizuara dhe, nga ana tjetër, përgatitja e një kandidature në këtë kontekst duket e vështirë.

Në rast të një dënimi edhe në apel, mbetet më pas hapi i rekursit në Gjykatën e Kasacionit, përpara se vendimi gjyqësor të bëhet përfundimtar.

Pas lajmit ka reaguar dhe avokati i saj Rodolphe Bosselut.

“Kjo është një goditje për demokracinë”, shtoi avokati në një deklaratë të shkurtër për shtypin përpara selisë së partisë në Paris, përpara se t’i bashkohej klientes së tij.

#Kjo #është #goditje #për #demokracinë #dënua #vite #burg #Pen #bën #lëvizjen #parë #pas #vendimit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button